Dua Lipa një ‘frymëzim’ për Facebook/ Ylli botëror publikon fotot joshëse nga Shqipëria, ja komenti nga gjigandi i rrjeteve sociale

Aug 18, 2022 | 9:33
SHPËRNDAJE

PANORAMAPLUS.AL/ Teksa edhe pak ditë na ndajnë nga festivali “Sunny Hill” që do të zhvillohet në Tiranë, ylli me famë botërore Dua Lipa po shijon disa ditë relaksi në Shqipëri.

Këngëtarja e hitit “New Rules” publikoi së fundmi në rrjetet sociale një foto-album, së bashku me motrën dhe miqtë e saj.

Dua u shfaq si gjithmonë joshëse me stilin e saj, teksa kishte veshur një komplet ngjyrë portokalli.

Në një foto tjetër Dua Lipa shfaqet më sportive, me veshjen që i nxjerr në pah format e saj.

Më tej ylli botëor tregon edhe një herë sitilin e saj unik e veshur me një fustan, dhe kapele ‘Versace’.

Përveç komenteve të miliona fansave të saj, nuk ka munguar as komenti i gjigandit të teknologjisë “Facebook.”

“Sa herë që poston Dua marrim frymëzime të reja të fitenss-it”- shkruan gjigandi i rrjeteve sociale, duke marrë reagime edhe nga komentues të tjerë.

Dua Lipa dhe komentet e Facebook…

Dua Lipa është e preferuara e Mark Zuckerberg dhe nuk ka dyshime për këtë!

Gjiganti i rrjeteve sociale nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për të komplimentuar yllin botëror me origjinë shqiptare.

Autorja e “One Kiss” po shijon disa ditë pushime në bregdetin shqiptar. Dua ndau me të gjithë në rrjetet e saj sociale Instagram dhe Facebook disa foto ku dukej mjaft atraktive me një fustan gri.

 Krahas fotove, artistja shkruante “ Vajzë shqiptare në Shqipëri”. Ky postim nuk kaluoi pa i rënë në sy “Facebook”, i cili la një koment poshtë fotove në fjalë.

“Dua Lipa Mbretëresha e Shqipërisë”, shkroi gjigandi i rrjeteve sociale.

Edhe këtë herë Dua Lipa ia doli që jehona e Shqipërisë dhe shqiptarëve të dëgjohet kudo. Ku edhe Mark Zuckerberg, nuk kursehet të komplimentojë një yll me rrënjë shqiptare.

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e Facebook. Në një postim të yllit të popit para Sunny Hill Festival në Kosovë, faqja zyrtare e Facebook shkruante: Ajo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura