Dua Lipa ndahet nga i dashuri, i rikthehet lidhjes së vjetër

Jan 22, 2018 | 15:13
SHPËRNDAJE

Nga ana profesionale mund të cilësohet si këngëtarja më e suksesshme e momentit, por mesa duket nga ana emocionale Dua Lipa nuk po gjen paqe.

Dua Lipa me Paul Klein

Në shkurtin e vitit që kaloi, këngëtarja me origjinë shqiptare u nda nga i dashuri i saj, modeli Isaac Carew. Pas ndarjes, ajo nisi një lidhje të re me Paul Klein, të cilin e takoi gjatë festivalit britanik “Summertime”.

Dua Lipa me Isaac Carew

Por mediat rozë ndërkombëtare shkruajnë se gjërat mes çiftit të njohur nuk po ecin mirë. Madje ata shkruajnë se duket se Dua Lipa i është rikthyer lidhjes së vjetër me Isaac, ku thuhet se kanë nisur të shkëmbejnë mesazhe me njëri-tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura