Dua Lipa merr kritika nga fansat: T’i kishe kushtuar vetëm një postim Shqipërisë…

Nov 28, 2019 | 16:29
SHPËRNDAJE

Kanë qenë me dhjetëra emra njerëzish të njohur që janë sensibilizuar për të mbështetur të prekurit nga tërmeti i cili preku Shqipërinë.

Por këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është treguar shumë indiferente duke u mjaftuar vetëm me një postim në ‘Instastory’.

Këtë gjë ja kanë vënë në dukje edhe ndjekësit të cilët e kritikojnë për këtë fakt.

“T’ia kishe kushtu’ një postim Shqipërisë në këto kohë të vështira…”, “Përdore platformën tënde! Ndihmo njerëzit e tu”, janë disa nga komentet që këngëtarja ka marrë nga fansat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura