Dua Lipa me të dashurin në Prishtinë, si braktisi tre djem të famshëm për t’u rikthyer me kuzhinierin

Aug 11, 2018 | 12:31
SHPËRNDAJE

Prej tri ditësh, këngëtarja Dua Lipa së bashku me personat e saj më të afërt po qëndrojnë në Prishtinë për koncertin “Sunny Hill Festival”, që mbahet për tri ditë rresht, 10, 11 dhe 12 gusht. Duan e shoqëron edhe personi i saj i zemrës, i dashuri, Isaac Carew. E duket se ditët e qëndrimit në Prishtinë, Isaac i ka shijuar në maksimum dhe kjo mund të vihet re nga publikimet e tij të shpeshta në rrjete sociale.

duas

Përveç kësaj, mund të themi se i dashuri i Duas e ndjen dashurinë për Kosovën, njësoj si këngëtarja shqiptare. Mbrëmjen e së enjtes i gjithë stafi i festivalit festoi në një vend privat dhe Isaac duket shumë i kënaqur, duke kërcyer nën ritmet e muzikës shqiptare. Ai postoi në “InstaStory” disa video, duke festuar së bashku me Duan dhe gjithë të pranishmit. Ai shihej duke kërcyer me këngën e Ledri Vulës dhe Lyrical Son “Princess Diana”, ndërsa më pas publikoi dhe një video të Duas, duke kërcyer me këngën “Kuq e Zi je ti”, videon që ai e ka shoqëruar me duart që simbolizojnë shqiponjën dykrenare.

 

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/dua-lipa-me-te-dashurin-ne-prishtine-si-braktisi-tre-djem-te-famshem-per-tu-rikthyer-me-kuzhinierin/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura