Dua Lipa jep lajmin e gëzuar, do të performojë në një nga eventet më të mëdha të muzikës

Oct 29, 2019 | 12:38
SHPËRNDAJE

Lajme të bukura vijnë nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Këngëtarja do të performojë në një nga eventet më të mëdha të muzikës në ‘MTVEMA’ që do të mbahet në 3 Nëntor. Kjo kohë përkon edhe me publikimin e këngës më të fundit të Duas.

Këtë lajm të mirë këngëtarja shqiptare e ka ndarë edhe me fansat e saj në ‘Instagram’.

“4 ditë deri në ‘Don’t start noë’ dhe jam shumë e emocionuar të njoftoj se do të performoj në ‘MTVEMA’ që do të mbahet më 3 nëntor. Shihemi në Seville, do të jetë shumë qejf”, shkruan këngëtarja.

Vetëm 3 ditë na ndajnë nga ‘Don’t start noë’ dhe Dua ka lajmëruar gjithashtu në ‘Instagram’ se do të performojë për herë të parë edhe në ‘The Graham Norton Show’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura