Dua Lipa e lumtur, ka një lajm të mirë për fansat

Nov 7, 2019 | 13:32
SHPËRNDAJE

Karriera e saj po arrin majat dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nuk di të ndalet.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga eventi i rëndësishëm ‘MTV EMA’, në të cilin ajo performoi këngën e saj ‘Don’t start now’.

Por pas këtij eventi kaq të rëndësishëm për çdo muzikant e këngëtar. Dua ka dhënë një tjetër super lajm. Për të dytin vit rradhazi, këngëtarja do të performojë në “American Music Awards” dhe shprehet shumë e emocionuar për këtë gjë.

“Shumë e emocionuar të performoj për të dytin vit me rradhë në AMA-s. Shihemi atje, të dielën, 24 nëntor”, shkruan ajo përkrah fotos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura