Dua Lipa dhe Bebe Rexha të pandashme, përzgjidhen pjesë e “The Voice” në Amerikë, ja roli i tyre

Jan 23, 2020 | 10:41
SHPËRNDAJE

“The Voice” në Amerikë ka bërë bashkë dy këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipën dhe Bebe Rexhën.

 

Këngëtaret do jenë  ndihmës-trajnere në të njëjtën skuadër.

Dua dhe Bebe janë përzgjedhur pjesë e skuadrës “Blake” në edicionin e këtij viti të “The Voice”.

Gjithashtu në skuadër do jenë edhe Jonas Brothers dhe Ella Mai.

“Gjejeni çfarë? Do jem trajnere këtë vit e The Voice. Faleminderit që më përzgjodhët,”- shkroi Bebe.

Ndërsa Dua shkroi: “Mirënjohëse që do luaj rol në një pjesë të vogël të këtij rrugëtimi.”

Dy shqiptaret njihen për marrëdhënien e mirë që kanë me njëra-tjetrën dhe pritet që ky kompeticion ti afrojë akoma edhe më shumë.

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura