“Dua drejtësi, të varet”, dëshmia e xhaxhait të 16-vjeçarit që vrau Drita Saliajn: E mbytën me peshqir. Nipi është mashtrues, i keq e përdorues hashashi- (VIDEO)

Jan 9, 2020 | 12:22
SHPËRNDAJE

Tragjedia ka përfshirë familjen Saliaj në fshatin Gjerbës të Mallakastrës. Xhaxhai i 16-vjeçarit, Luis i cili vrau Drita Saliajn ka rrëfyer momentin kur dërgoi adoleshentin në polici për të treguar vrasjen e kryer.

ilir saliaj

Ilir Saliaj tha se nipi i tij dëshmoi në polici se shkoi së bashku me një shok të tijin në shtëpinë e nuses së xhaxhait dhe pasi pinë madje edhe kafe e vranë.

Më pas ka qenë një person i tretë që ka marrë trupin e të ndjerës dhe e ka hedhur në rezervuar.

Por sipas tij, i nipi, Luisi ka rrëfyer se gruan e mbytën me peshqir.

 “Polici kur e dorëzuam thanë avash njëherë të marrim në telefon se mos është larguar nga shtëpia dhe nuk ndodhet aty. Por u thashë merreni se ju tregon vetë fëmija. Kur e kanë marrë dhe ngjitur në katin e tretë ku ishte shefi i komisariatit, atje fëmija është zbërthyer dhe ka treguar se çfarë ka ndodhur, i tregoi të gjitha. Tregoi që kanë shkuar me një shok tjetër, kanë pirë edhe kafe, e më pas e kanë vrarë. Por nipi thotë që unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. E kemi mbytur thotë me peshqir dhe më mbrapa e ka marrë dikush tjetër që ishte nga fshati Cërrilë dhe e ka hedhur në rezervuar. Kam parë dhe policinë që kur shkuan tek rezervuari morën djalin nga Cërrila. Nipi im nuk ka shkuar pranë vendit ku është hedhur trupi,”– tregoi ai.

Iliri kërkoi që drejtësia të vihet në vend dhe madje nipi i tij të varet për vrasjen që bëri.

“Unë për Luisin për këtë që ka bërë dua drejtësi, mundësisht dhe të varet, të varet e them me bindje. La ta kem nip. Nuk ma ka borxh vëllai këtë që ma ka bërë Luisi.

Nailin e kam pasur dhe do ta kem vëlla. U kam borxh kokën,”- u shpreh xhaxhai i Luis.

Ndërsa shtoi se 16-vjeçari ishte djali i keq dhe tip mashtruesi që nuk mund ti besohet asnjë fjalë. Ai theksoi se përdorte edhe hashash.

“Është djalë i keq, i hedhur dhe përdorues hashashi. Duket që është prototip, nuk ka shkollë është pa një gramë, pavarësisht se ka mbaruar 9 klasë është djalë pa llogari. Nuk di të bëjë llogari. Është tip mashtruesi që asnjë fjalë nuk i marrim dot për bazë nga ata që thotë.

Fërkime të vogla ka pasur mes familjes së vëllait të im dhe viktimës por konflikte të mëdha nuk ka pasur,”– u shpreh ai.

Pavarësisht tentativës për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të kunatës, Iliri tha se nuk i kanë pranuar, kjo sipas tij edhe për faktin se i vëllai nuk e di ende versionin e ngjarjes.

“Kemi bërë tratativë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Dërguam njerëz dhe nuk na kanë pranuar. Ndoshta dhe nuk e dinë versionin e saktë sepse sipas të thënave që kemi dëgjuar, apo lajmeve çdo gjë që është thënë nuk është e drejtë. Ndoshta edhe vëllezërit e mi që u ka ndodhur fatkeqësia nuk e dinë të drejtën sesi është,”- shtoi xhaxhai i të riut.

Ndërsa rrëfeu se mamaja e Luisit është në gjendje shoku dhe se është larguar tek babai i saj së bashku me djalin e vogël.

“Mamaja e Luisit është tek babai i saj me gjithë djalin e vogël.  E ka përjetuar shumë keq dhe është në gjendje shoku edhe ajo.

Mamaja e Luisit është larguar në datën 27 dhjetor nga fshati Gjebes dhe u largua tek babai, për asye se vëllai i madh ka ardhur dhe banon këtu, ai erdhi në 29 dhjetor për të kaluar ditët e Vitit të Ri dhe në datën 6 niseshin për në Gjerbës, ku banon.

Gjatë këtyre ditëve ai ka qenë pothuajse gjithë kohën nga shtëpia, vinte apo nuk vinte në darkë. Ka vajtur tek Gjerbës por flinte tek gjyshërit,”- përfundoi Iliri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura