Dru pas kokës, policia zvicerane nxjerr foton: Ky është autori që masakroi shqiptarin

Oct 23, 2018 | 8:05
SHPËRNDAJE

Del foto e autorit qe masakroi dhe ka pertoke te gjakosur shqiptarin nga Kosova, ne Zvicer. Ngjarja ndodhir me 3 tetor të këtij viti, kur 41-vjeçar ishte rrahur brutalisht dhe është plagosur rëndë në Bilten GL.

autori

Policia zvicerane tani ka bërë publike fotot e sulmuesve të dyshuar, shkruajnë mediat zvicerane.

Më 3 tetor, rreth orës 18.00, tre persona kanë sulmuar një kosovar në rrugën “Kusterwiesstrasse”, në Bilten GL.

Viktima është goditur nga prapa me një mjet të fortë druri dhe ka pësuar plagë të rënda në kokë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Pak më vonë, në Cyrih ishte arrestuar një 44-vjeçar i dyshuar. Pas dy personave të tjerë, policia vazhdon të kërkojë dhe tani ka bërë publike fotot e sulmuesve të dyshuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura