Droni në Beograd, Vuçiç: E hodhi ballisti Morina për qëllime politike. Rama: Nëse flamuri i Serbisë së Madhe do hidhej në Tiranë, ne do qeshnim

May 28, 2015 | 10:52
SHPËRNDAJE

Kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë janë përplasur edhe sa i përket ngjarjes në Beograd ku një dron ftohu marrëdhëniet mes dy vendeve.

Droni i hedhur ne Beograd

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Vuçiç tha se hedhja e dronit kishte qëllim politik dhe atë e bëri ballisti Ismail Morina.

Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare tha se nëse një flamur i Serbisë së Madhe do hidhej në stadiumet shqiptare ne do qeshnim me të.

Zoti Vuçiç thatë se ajo që ndodhi në Beograd kishte prapavijë politike dhe ju e Rama e dini emrin kush e bëri. Kush e hodhi dronin?

Vuçic: Ky incident ka qenë shumë i keq për marrëdhëniet tona. Ka qenë i organizuar politikisht sepse flamuri i Shqipërisë së Madhe ishte për të pasur një incident politik. Unë e di emrin është zoti Ismail, mbiemrin nuk e di. Ata janë persona që kanë ardhur nga Italia 3-4 ditë para ndeshjes dhe sipas të gjitha gjasave kishte qëllim politik. Kjo tregoi se sa të brishta janë marrëdhëniet tona dhe emocionet nga të dyja anët u treguan. Jam i bindur se kanë ekzistuar edhe qëllime të tjera por nuk është aq e rëndësishme për të prishur marrëdhëniet tona.

Edi Rama: Nuk dua të kthehem pas te fluturaku që na bëri objekt të lajmeve dhe vëmendjes së gjithë botës, thjesht besoj që për ne Shqipëria e Madhe ngaqë nuk është as vizion e as projekt, as program nuk na bën përshtypje kur shfaqet qoftë edhe në atë formë që u shfaq në stadium. Po ta kishim parë një flamur të Serbisë së Madhe do kishin qeshur si popull dhe nuk do e kishim marrë seriozisht. Më mirë të mos hyjmë në këtë terren se besoj që mësimi për tu nxjerrë nga ajo ngjarje është nxjerrë nga dy palët. Mësimi është kjo paqe kaq e madhe, kaq shumë e kërkuar dhe e mikpritur nga populli është aq e brishtë sa mund të vihet në rrezik nga një top futbolli. Ne e kemi kapërcyer atë moment dhe sot jemi këtu në vizitën e kthimit të Kryeminsitrit të Serbisë që shënon shenjë të vullnetit të përbashkët për të parë përpara dhe thirrjes së përbashkët se pavarësisht mosdakordësive qw mund të na ndajnë, ne kemi hapësire të pafundme bashkwpunimi. Serbët e shqiptarët skanë vetëm përgjegjësi ndaj vetvetes, por ndaj rajonit dhe Evropës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura