Drogë nga Saranda drejt Greqisë/ SPAK ‘kopsit’ dosjen, 21 persona të pandehur. Emrat dhe akuzat

Jul 9, 2020 | 13:48
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, (SPAK) ka bere gati dosjen dhe ka cuar per gjykim 21 persona, pjese e grupit te strukturuar kriminal, ne akuze per trafikun e droges nga Saranda drejt Greqise.spak

Sipas SPAK, mbi 21 personat rendojne disa akuza, pas hetimit dhe sekuestrimit në total, te mbi 400 kg lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.

NJOFTIMI

Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim shtetasit:

Aleks Nanaj, Petrit Nanaj, Kejdi Sadushi, Armand Zholi, Florenc Llanaj, Kujtim Zmalaj, Emiljant Lamkollari, Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Jonida Jorgji, Sara Hatia, Odise Ymeri, Ervin Hysaj, Trimosh Leskaj, Elton Llanaj, Aleks Likaj, Donaldo Nela, Artan Hoxha, Andrea Caca dhe Pashk Syla;

Të akuzuar për veprat penale të “Trafikimit të Narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunimin e veçantë të “Grupi i strukturuar criminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 283/a, 283, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet kanë evidentuar se jemi para një grupi të strukturuar kriminal, i dedikuar kryesisht në drejtim të trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Lënda narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, trafikohej nga Saranda, përmes kufirit të gjelbërt për në territorin e shtetit grek.

Më pas në pjesën greke, transportues të ndryshëm dërgonin lëndën narkotike në drejtim të qyteteve të ndryshme të Greqisë.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal është bashkëpunuar ngushtë me Autoritetet Greke duke bërë të mundur shkëmbimin e informacionit dhe kryerjen e hetimeve në të njëjtën kohë.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur që në territorin grek të sekuestrohen në disa raste lëndë narkotike, në total është bërë e mundur të sekustrohet një sasi prej mbi 400 kg lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu në Greqi janë arrestuar dhe proceduar të paktën 14 persona, mes të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe shtetas grek.

Ndërsa në Shqipëri, gjatë hetimeve është bërë e mundur që të sekuestrohet në 4 raste lëndë narkotike me peshë në total 280 kg “Cannabis sativa”. Për tu theksuar është fakti se krahas personave të dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme, gjatë hetimeve është bërë e mundur që të arrestohen dhe procedohen penalisht nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Durrës, Sarandë, Fier dhe Elbasan edhe 12 persona të tjerë.

Hetimet vazhdojnë edhe për persona të tjerë që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura