Drogë, hakmarrje e miliona euro investime, kush është familja Hajri nga Shijaku që masakroi për vdekje pengun

Jan 29, 2020 | 21:28
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ Kur kaluan 11 ditë nga rrëmbimi i 48-vjeçarit Jan Prenga në Kamzë, shpresat për lirimin dhe kthimin e tij pranë familjes duket se u shuan dje me një deklaratë zyrtare të Policisë së Shtetit.

Jan Prenga
Jan Prenga

“Nga veprimet hetimore, rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng”, tha zyrtarisht Policia.

E njëkohësisht, njoftoi se ka arrestuar 4 persona në lidhje me pengmarrjen e Prengës, të cilët, ndër të tjera, akuzohen edhe për “Fshehje ose asgjësim të kufomës”. Gjatë operacionit të koduar “Resorti”, nisur nga të dhënat hetimore se pengu ishte dërguar nga Kamza në resortin e familjes Hajri në Shijak, nuk u arrit të gjendej asnjë gjurmë e Jan Prengës.

Megjithatë, burime zyrtare të Policisë thanë se përmes hetimeve të thelluara, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, duke përdorur metodat proaktive, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.hajri-vellezerit

“Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe”, tha Policia. Burimet sqaruan se konflikti në fjalë ka të bëjë me një ngarkesë të madhe droge, konkretisht rreth 280 kg kokainë, që një nga vëllezërit e Prengës në Angli, nuk e ka dorëzuar te pritësit.

HETIMI

Burime nga grupi hetimor thanë se Jan Prenga është marrë peng mesditën e 17 janarit në Kamzë, për t’i ushtruar presion vëllezërve të tij, në mënyrë që të kompensoheshin për 280 kg kokainë, që nuk kishte mbërritur në destinacion në Angli. Sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimor, që po shkëmben informacion edhe me autoritetet Britanike, ngarkesa e drogës dyshohet se ishte nisur nga Ekuadori dhe do të dorëzohej te pritësit, anëtarë të grupit “Hajri”, por edhe disa grupeve të tjera kriminale që veprojnë atje. Për nxjerrjen e sigurt të ngarkesës së kokainës nga porti në Angli, ishte ngarkuar një nga vëllezërit e Jan Prengës, shtetasi A. Prenga, që aktualisht është në hetim nga autoritetet britanike. Ky i fundit dyshohet se kishte nxjerrë edhe një sasi tjetër për llogari të të njëjtëve persona. Edhe këtë sasi, pra 280 kg kokainë, ai e ka nxjerrë nga porti, por droga është “zhdukur”, duke mos shkuar në duart e pritësve. Ky dyshohet të ketë qenë shkaku i pengmarrjes e më pas edhe vrasjes së Jan Pregës në Shqipëri.

OPERACIONI

Policia e Shtetit finalizoi të hënën operacionin e koduar “Resorti”, për kapjen e autorëve të pengmarrjes së 48- vjeçarit, Jan Prenga në Kamzë. Forcat speciale RENEA, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranë nisën aksionin që prej orëve të para të mëngjesit. “Në vijim të punës nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.01.2020, në rrugën ‘London’, Kamzë, ku disa persona rrëmbyen 48- vjecarin J. P., pas një hetimi të thelluar, në bashkëpunim me Prokurorinë, duke përdorur metodat proaktive, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje.

Në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i posaçëm hetimor, Gjykata e Tiranës nxori urdhër për të ushtruar kontroll në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, si dhe urdhra ndalimi për disa shtetas”, tha zyrtarisht Policia.

Në këtë kuadër, u zhvillua operacioni policor “Resorti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve: Leonard Hajri, 35 vjeç, i dënuar më parë, Olsi Tarja, 36 vjeç, Elton Hajri, 32 vjeç dhe Bajram Hajri, 64 vjeç, banues në Shijak. Policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celulare, 4 automjete dhe një shumë eurosh. Policia tha se nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit Jan Prenga, kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit Altin Hajri, i shpallur në kërkim.

VELLEZERIT

Sipas të dhënave hetimore të Policisë italiane, vëllezërit Altin e Emiljan Hajro drejtonin prej të paktën 5 vitesh (aq koha se ishin në vëzhgim nga Policia), trafikun e heroinës Turqi-ShqipëriItali.

Por, nga provat e siguruara në atë kohë nga hetuesit, vitet e fundit, ata ishin larguar nga Italia dhe drejtonin anëtarët e tjerë të grupit me anë të kodeve të ndryshme, por nga Shqipëria, saktësisht nga Shijaku, ku edhe banonin.

Për hetuesit, ishte mjaft i dyshimtë edhe fakti që vëllai më i vogël, Emiljani, kishte udhëtuar drejt Italisë një muaj para operacionit në 2015-n.

Emri i tij ishte regjistruar në sistemin Tims në Aeroportin e Rinasit, më 28 shtator 2015 dhe destinacioni i tij ka qenë Italia. Por në sistem nuk kishte më datë hyrjeje të tij në Shqipëri.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura