Drogë drejt Greqisë, goditet banda e trafikut, 7 në pranga

May 30, 2015 | 10:37
SHPËRNDAJE

Policia ka goditur bandën e trafikut të lëndëve narkotike, duke arrestuar 7 persona dhe sekuestruar rreth 24 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Policia e Tiranës bën me dije se arrestimi i tyre vjen pas një hetimi disa mujor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda , si dhe me Sektorin Kundër Nrakotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkt Korçë e Tiranë.

Droga e sekuestruar

Operacioni i koduar “UDHËTIMI”, vuri në pranga këta shtetas; Adrian Lile, vjeç 38, banues në Tiranë; Enver Lika, vjeç 26, banues në fshatin Gjorm – Laç; Altin Kodra, vjeç 22 , banues në Çermë – Lushnje; Leonard Qesari, vjeç 40,banues në Tiranë; Bujar Qesaraka,vjeç 47, banues në Tiranë;

Po në vijim të operacionit, në Tiranë, nga Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u bë kapja dhe arrestimi edhe i dy pjestarëve të tjetë të grupit dhe konkretisht: Gjergjo Gjoka, 33 vjeç banues në Lezhë dhe Platin Bodi ,32 vjeç banues në Durrës

“Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta persona janë të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë”- njofton policia.

Sipas saj në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 23 kg e 443 gr lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Ssativa”; 6 aparate telefonik celular; 90 Euro; 10.000 lekë të reja; 2 automjete.

Po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për hetime të mëtejshme për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentative” dhe “Grup i struktuar kriminal”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura