Drogë, armë e municion luftarak/ Aksioni i policisë çon në pranga 3 shtetas, e pëson edhe kryeplaku

Oct 6, 2019 | 12:03
SHPËRNDAJE

arme droge

Tre persona jane vene ne pranga ne Puke pas nje operacioni te koduar “Arat”. Sipas policise, gjate operacioni për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve jane sekuestruar drogë, armë e municion luftarak.

Nderkohe qe eshte proceduar penalisht dhe kryeplaku i fshatit për shpërdorim detyre.

NJOFTIMI 

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”, shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, banues në Fushë-Arrëz; A. M., 28 vjeç dhe E. M., 37 vjeç, banues në Laç.

Si dhe është proceduar penalisht shtetasi M. M., 61 vjeç, banues në fshatin Arat, Fushë-Arrëz, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë, pasi gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Arat e Mira, Fushë-Arrëz, në një zonë të pyllëzuar, policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lëndë narkotike, disa bimë të kultivuara, një armë zjarri automatike dhe municon luftarak.

Gjatë kontrollit policia ka kapur në flagrancë në vendin ku u gjet lënda narkotike tre shtetasit e lartpërmndur .

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Pukë për veprime të metejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura