Droga Shqipëri-Itali, biznesi po ecte aq mirë sa banda bleu edhe avion të ri

Aug 26, 2015 | 16:10
SHPËRNDAJE

Mediat italiane bëjnë me dije detaje të tjera për bandën e shqiptaro=-talianëve të arrestuar sot që trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali. Sipas tyre, biznesi i bandës po ecte aq mirë sa anëtarët e grupit, ku bënin pjesë ndër të tjerë edhe kushërinjtë Elizer dhe Xhesian Hametaj, përveç frekuentimit të rregullt të eksporteve të luksit e klubeve të natës, kishin mundur të blinin edhe një avion të ri më të madh e më të fuqishëm për të bërë udhëtimin më të shpejtë.

Policia italiane ndaloi sot 7 persona për akuzën e  trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë hetimeve janë sekuestuar 3.5 ton drogë. Sakaq, edhe nga ana e autoritetetve shqiptare janë ndalaur mëngjesin e sotëm në Vlorë, 4 persona të lidhur me këtë grup kriminal.

avioni-ne-itali-me-droge-640x355Mediat italiane raportojne se të ndaluarit akuzohet se janë pjesë e një organizate transnacionale dedikuar trafikut të marijuanës së ardhur nga Shqipëria me destinacion rivierën romanjole.

avionet
avioni-me-droge-640x355Mësohet se droga transportohej me avionë të vegjël nga Vlora në Brindizi. Operacioni, i quajtur “fluturimi lirë ‘, është kryer nga policia në Riccione, në bashkëpunim me forcat e Riminit dhe Brindisit.

avioni-ne-itali-droge-640x355
Hetimi, i koordinuar nga Anti-Mafia, nga prokurori i Bolonjës dhe Riminit, kanë identifikuar vendndodhjen e drogës dhe, në bashkëpunim me shërbimet e anti-drogës, përfunduan operacionin dje. Policia ka identifikuar kombësinë e anëtarëve të grupit; pjesë e të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe italianë. Emrat e tyre nuk dihen ende. Trafikantët ishin të njohur tashmë për policinë sepse herë pas here kishin kryer grabitje dhe vjedhje banesash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura