Droga në Vilun, telefonata që për pak ‘hodhi në erë’ operacionin e Policisë

Nov 12, 2017 | 16:20
SHPËRNDAJE

Një telefonatë e bërë në Policinë e Shkodrës se një shtëpi në zonën e Vilunit po kryhej një vjedhje për pak ka hedhur në erë operacionin për bllokimin e 1.5 ton kanabis.

furgoni1 vilun

Shtëpia në pronësi të Petrit Vukasni i cili është banues në Itali është shfrytëzuar si magazinë për drogën, e cila më pas do trasportohej me gomone në vendin fqinj. Godina dy katëshe ishtë nën kujdestarin e Sokol Ujka i cili u arrestua.

Efektivi i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, Enriko Zyle ka kryer punën e garantit si dhe ka shoqëruar furgonin me lëndë narkotike nga Vlora në Velipojë.  Pesë të arrestuarit në këtë aksion kanë mohuar njohjen me njëri-tjetrin. Por policia po hetonte grupin prej muajsh dhe është faktuar se ata janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Blutë vazhdojnë kontrollet për prangosjen e tre personave të shpallur në kërkim.

Prokuroria së bashku me policinë e kishin në survejim prej disa muajsh këtë grup i cili drogën e siguronte në Vlorë, Tepelenë dhe Përmet. Sipas hetuesve, grupi zgjidhte bregdetin e Lezhës për nisjen e ngarkesave pasi kjo hapësirë nuk kontrollohet siç duhet për shkak të mungesës së një stacioni monitorimi. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nën hetim një grup kriminal nga Vlora i cili në shumicën e rasteve nuk nis ngarkesa nga qyteti jugor. Në disa ratse policia ka bllokuar kanabis që dyshohet se i perkte këtij grupi në bregdetin e Divjakes dhe Kavajës.

Tv Klan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura