Droga në Mifol/ Deputeti i PD ironizon Ramën: Pronarët po kërkohen se mos i nxjerr dhe ata lumi

Mar 16, 2018 | 18:08
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Edi Paloka ka ironizuar gjetjen e pothuajse një ton drogë sot në Vlorë. Në një status në rrjetet sociale, Paloka e quan ‘sukses’ të policisë së kryeministrit Rama.
“Tjeter “sukses” i policise se Rames kunder trafikut te droges. Policia e Rames, pa ndihmen e asnje partneri nderkombetar “kapi” nje ton droge prane Mifolit ne Vlore.

Drogen e nxorri lumi ne shesh dhe fshataret e denoncuan po vetem agjentet e Rusise mund te mohojne se ky eshte nje “sukses” i vete Rames ne luften kunder droges.

Pronaret e droges po kerkohen se mos i nxjerr dhe ata lumi ne ndonje vend”, shkruan Paloka në postimin e tij.

paloka irpnio

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura