Droga në Babicë, gazetari jep detaje: Ja pse nuk u arrestuan Habilajt

Oct 19, 2017 | 18:00
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha në një lidhje direkte për “News 24” ka dhënë detaje rreth operacionit të mbrëmshëm të ndërmarrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

hoxha

Hoxha tha se ky operacion nuk është finalizuar me sukses pasi nuk janë arrestuar ata për të cilët nisën hetimet, pjesëtarët e grupit Habilaj.

Sipas gazetarit mos arrestimi i tyre ka ardhur nga rrjedhja e informacionit nga Prokuroria.

 

“Ka një zhvillim për ngjarjen e djeshme. Nuk është arritur suksesi i plotë i operacionit pasi është kapur vetëm një sasi e drogës dhe nuk janë arrestuar poseduesit.

Habilajt i kanë shpëtur arrestimit si pasojë e rrjedhjes së informacionit nga ana e Prokurorisë. Bosat e drogës kanë investuar për lidhjet e tyre me struktura të policisë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura