Droga me avion, Prokuroria gjurmon pronat e shefit të Policisë

Aug 31, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar një raport të hollësishëm nga Shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme në lidhje me shtetasin Vladimir Zanaj, shef personeli në policinë e Vlorës.

Vladimir Zanaj, shef i Burimeve Njerëzore në Policinë e Vlorës
Vladimir Zanaj, shef i Burimeve Njerëzore në Policinë e Vlorës

Kërkesa është bërë nga grupi hetimor që ka në duar dosjen e trafikut të drogës me avion nga Shqipëria drejt Italisë.

prokuroria kërkon edhe “nëse ka të dhëna për punonjës të tjerë policie që kanë dijeni apo implikim në lidhje me çështjen”.

Nga ana tjetër, zyrës së tatimeve, hipotekës, agjencive të transfertave dhe bankave të nivelit të dytë u është kërkuar informacion për pronat apo pasuritë e personave të arrestuar në Shqipëri, pas dyshimeve se familjet Lamaj dhe Zanaj kanë aksione të plota ose të pjesshme në një hotel dhe disa lokale në zonën e bregdetit të Vlorës.

Prokuroria ka thënë se hetimet për grupin në Shqipëri janë kryer në një hark kohor prej një muaji nga data 19 korrik deri në 24 gusht e vazhdim dhe për këtë arsye, pritet që një pjesë e mirë e provave të mbërrijnë nga Italia ku hetimet kishin nisur që në mars 2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura