Droga me avion, nën hetim edhe dy policë të rëndësishëm

Aug 28, 2015 | 9:29
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar të tjerë efektivë të policisë së Vlorës, si të dyshuar për lidhje me organizatën kriminale të familjeve Ahmetaj e Lamaj, që trafikonin drogë nga Vlora drejt Italisë përmes ajrit, duke përdorur si mjete transporti avionë të vegjël sportivë.

avioni-me-droge-640x355Ndonëse burimet janë tejet të rezervuara për të dhënë detaje, mësohet se emrat e zyrtarëve të policisë kanë dalë gjatë përgjimeve të të dyshuarve si pjesëtarëve të organizatës. “Numri i të arrestuarve mund të rritet, pasi hetimet janë duke vijuar. Nuk mund të flasim konkretisht, por nuk përjashtojmë që në mesin e të dyshuarve ka edhe efektivë policie”, tha një zyrtar për “GSH”.

Edhe autoritetet italiane ditën e djeshme deklaruan për mediat italiane se janë duke hetuar për bashkëpunëtorë të tjerë të 14 personave të arrestuar, në Shqipëri dhe Itali.

Deri më tani, i vetmi punonjës i policisë i arrestuar është Vladimir Zanaj, shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i cili rezulton të ketë qenë garant jo vetëm i kultivimit të lëndës narkotike, por edhe gjatë kohës kur avioni prodhim ukrainas ngarkohej me drogë në qytetin bregdetar. “Pa merak, parcelat na i mbulon daja”, dëgjohen të thonë të dyshuarit me njëri­ tjetrin gjatë bisedave të përgjuara telefonike, duke iu referuar pikërisht Zanajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura