Droga e kapur në Fier, GJKKO lë në burg 10 të arrestuarit! Thasët me pleh kimik u porositën në Kolumbi nga…

Nov 26, 2022 | 11:45
SHPËRNDAJE

GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg” për 10 personat e arrestuarit për drogën me vlerë rreth 40 milion euro që u kap të enjten (24 nëntor) në Fier.

Mësohet se thasët me pleh kimik kanë porositur nga Zenel Çervenaku, por ky i fundit ka thënë se s’ka pasur dijeni për drogën.

Sipas Çervenaku, ai ka porositur vetëm pleh organik. Gjithashtu edhe të arresuarit e tjerë kanë pretenduar se nuk kanë pasur asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.

Gjatë seancës, avokatët mbrojtës kanë pretenduar se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetoj se brenda plehut ka kokainë, raporton gazetarja Klodiana Lala për News24.

Përveç 10 personave të arrestuar, në kërkim janë edhe disa persona të tjerë.

Të arrestuarit gjatë operacionit të SPAK, DEA dhe policisë shqiptare, në bashkëpunim me disa agjenci ligjzbatuese të huaja, janë: Viktor, Zenel dhe Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati (vajza e Genci Ferhatit dhe e fejuara e Denilsonit) Nikolin Gjolena, Klajdi Kodra, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Nga vartësi i Ballukut, djali e vëllai i tij tek mjeku i Nuredin Dumanit

Viktor Çervanaku punonte aktualisht drejtor në OST, si vartës i ministres Belinda Balluku.

Mes të arrestuarve është njëri nga mjekët që u ndalua pikërisht në kohën kur u plagos dhe më pas u prangos Nuredin Dumani në fundin e marsit të këtij viti.

Julian Malaj mësohet se ka dalë në përgjimet që janë mbajtur prej disa muajsh mbi funksionimin e këtij grupi kriminal.

Ai është mjek dhe u bë i njohur konkretisht kur shkoi në banesën ku strehohej Nuredin Dumani me plagë plumbi duke i dhënë ndihmën e parë, por ai u arrestua dhe u hetua për fshehje të së vërtetës dhe moskallëzim krimi.

Grupi hetimor nuk bën me dije as për rolin e mjekut në këtë grup kriminal, sipas Prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura