Droga 2.4 tonë në Treblovë, Krimet e Rënda dënojnë me 29 vite burg trafikantët

Apr 23, 2018 | 14:20
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot dënimet për grupin kriminal të Treblovës, të akuzuar për kultivim dhe trafikim droge.

Konkretisht, Krimet e Renda dënuan Taulant Haxhiraj me 9 vite burg, Shkëlqim Kociaj me 8 vite burg, Marjus Bajrami me 8 vite burg dhe 4 vite per Xhivalin Bacon.

Te pandehurit perfituan uljen me 1/3 e denimit pasi perfituan nga gjykimi i shkurtuar.

Ndërkohë që për drogën e sekuestruar në vitin 2016 është ende në kërkim ish efektivi i Policisë, Renato Avdulaj.

Prokuroria per Krimet e Renda
Prokuroria per Krimet e Renda

Përgjimet e grupit të Vlorës/ “Kush e bëri këtë o vëlla?” Ja si komunikonte trafikanti me policin

Në hartimin e dosjes së dorëzuar në gjykatë për grupin kriminal të Vlorës, prokurorët u janë referuar përgjimeve që u janë bërë krerëve të organizatës.

Sipas hetuesve, nga përgjimet rezulton se kryetar i grupit është shtetasi Taulant Haxhiraj, ndërkohë që bashkëpunëtor i tij është edhe Renato Avduli, një oficer policie që garantonte mbrojtjen e parcelave të drogës në zonën e Treblovës.

Ja dhe disa nga përgjimet e realizuara nga hetuesit, ku del në pah bashkëpunimi mes Haxhirajt dhe oficerit të policisë, pas disa incidenteve të regjistruara në zonën me parcela.

Taulant Haxhiraj: Vajta qëparë këtu dhe dëgjova bam bum, si luftë o vëlla.
Renato Avduli: Nuk janë nga tanët, vëlla.
Taulant Haxhiraj: Edhe dje na bënë zhurmë. Bam Bum këtu dhe ua kthyem edhe ne përgjigjjen.
Renato Avduli: Thuaju atyre të mos bëjnë zhurmë, nuk dua zhurmë aty. As nga krahët, as nga këmbët. Fare!

Në mënyrë të koduar shefi i grupit flet për persona të tjerë që janë ende nën hetim. Biseda kryhet pak përpara operacionit.

Taulant Haxhiraj: Fola edhe me atë djalin e dajos. Tha ‘hajde takojmë shokun’. Se ça do më thoshte vëllai, vajtët njëherë atje?
Shkëlqim Koçiaj: Tani po vemi.
Taulant Haxhiraj: Ikni, shpëtoni ç’të shpëtoni.

Pas operacionit në parcela, kreu i grupit shprehet i shqetësuar për tradhtinë që i ishte bërë.

Marjus Barjami: Kush e bëri gjithë këtë o vëlla?
Taulant Haxhiraj: Jo ata nga Vlora, vëlla. S’kanë lidhje me Vlorën, janë tiransa ata të dy.
Marjus Barjami: Mirë o vëlla, po kush kush ka folur nga Tirana?
Taulant Haxhiraj: Nuk e gjej dot tani vëlla, ik se nuk e gjej dot tani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura