Drobitja nga temperaturat e larta, paralajmërimet e frikshme! Njeriu mund të…

Aug 13, 2018 | 18:46
SHPËRNDAJE

Ekspozimi ndaj temperaturave tepër të larta shkakton dy probleme në dukje të ngjashme. Bëhet fjalë për goditjen e diellit dhe lodhjen nga vapa, të cilat mund të përbëjnë një kërcënim madhor për shëndetin.

Truri dhe sistemi qendror nervor janë shumë të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta. Kjo është arsyeja përse pas ekspozimit të lartë në diell dhe temperatura të nxehta, njeriu ndihet konfuz, sillet çuditshëm, ka probleme me kujtesën dhe vështirësi në artikulimin e mendimeve.

Temperatura-750x500

Njerëzit me probleme shëndetësore hasin sfida më të mëdha në një mot të nxehtë.

Zemrës i duhet të punojë më fort, gjë që rrit rrezikun e atakut në zemër.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti apo problemet me veshkat preken më shumë nga dehidratimi, problemet me mëlçinë e të tjera.

Paralajmërime Të Frikshme

Një studim i kohëve të fundit paralajmëron se deri në vitin 2020, numri i vdekjeve si pasojë e temperaturave të larta do të rritet me 66%.

Deri në vitin 2050, numri i vdekjeve pritet të rritet me 257%.

Goditja Nga Dielli

Nëse temperatura e trupit rritet mbi 40 gradë, atëherë goditja nga dielli mund të dëmtojë trurin, sistemin qarkullues, mushkëritë, mëlçinë, veshkat, sistemin tretës, muskujt.

Goditja nga dielli është një problem shumë serioz dhe kërcënues për jetën.

Drobitja Nga Vapa

Bëhet fjalë për një problem më pak serioz se goditja nga dielli.

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb, ekspozimi ndaj temperaturave të larta drobit organizmin, shkakton të vjella, kontraktime muskulare, djersitje të vazhdueshme, gjendje të fikëti dhe dhimbje koke.

Edhe në këtë rast, njeriu humbet vetëdijen, mund të ketë vështirësi në artikulimin e fjalëve dhe mendimeve dhe mund të bjerë në koma.

Gjatë ditëve përvëluese të verës dhe jo vetëm, njerëzit nuk duhet të qëndrojnë në hapësira të vogla e të mbyllura pa ajër të kondicionuar siç janë makinat.

Trajtimet E Domosdoshme

Nëse vini re shenja të drobitjes nga vapa ose goditjes nga dielli duhet të merrni menjëherë hapat e mëposhtëm:

Zhvendosuni menjëherë në hije;

Mos qëndroni më në diell;

Ndizni kondicionerin ose freskuese;

Lajeni trupin me ujë të vakët;

Pini ujë ose lëngje të tjera.

Në raste ekstreme mund të përdorni kompresa akulli në zonën e qafës, sqetullave dhe ijeve.

Faktorët E Rrezikut

Disa njerëz janë më të predispozuar të preken nga pasojat e mësipërme si rezultat i ekspozimit të lartë ndaj temperaturave përvëluese.

Njerëzit që janë mbipeshë, janë djegur nga dielli, të miturit, të moshuarit dhe ata që marrin ilaçe për zemrën duhet të tregojnë më shumë kujdes.

Parandalimi i Problemeve

Me rritjen e temperaturave është e rëndësishme që njeriu të parandalojë problemet që vijnë prej tyre.

Mbajeni trupin të freskët nëpërmjet këtyre strategjive të listuara më poshtë nga AgroWeb.org:

Qëndroni në ambiente të brendshme gjatë pikut të vapës;

Kur jeni në ambiente të jashtme, mundohuni të qëndroni në hije;

Pini 2-4 gota me ujë tepër çdo orë kur jeni të ekspozuar ndaj vapës;

Vishni rroba të lehta prej pambuku;

Lahuni me ujë të vakët;

Mbani kapele;

Shmangni pije dehidratuese me alkol dhe kafeinë;

Kaloni një pjesë të ditës në një ambient me ajër të kondicionuar.

Të qënit të informuar për simptomat e drobitjes nga vapa dhe goditjes nga dielli është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë dhe shëndetit./AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura