Dritë jeshile nga Italia, Ministri i Sporteve zbulon datën e rikthimit të Serisë A

Mar 18, 2020 | 20:28
SHPËRNDAJE

Ministri i Sporteve dhe i Politikave për të Rinjtë Vinçenco Spadafora paralajmëroi se kampionati italian Seria A mund të rifillojë në 3 maj.

seria a

Pas vendimit të UEFA-s për shtyrjen e të gjitha aktiviteve futbollistike deri në 30 qershor, zyrtari i lartë i qeverisë italiane theksoi se do të shqyrtohet më pas nëse ndeshjet do të luhen apo pa tifozë.

“Besoj se Seria A do të rifillojë në daën 3 maj. Po vlerësojmë mundësinë nëse ndeshjet do të luhen me apo pa tifozë. Urojmë që deri atëherë pandemia e koronavirusit të ndërpritet”, u shpreh për median italiane “TG1” ministri Spadafora.

Sipas kalendarit të Serisë kanë mbetur pa zhvilluar 12 javë, kurse Interi ka dhe një ndeshje më tepër ende pa luajtur.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura