Dritan Leli tregon për dasmën e vetme në ishullin e Sazanit dhe klasën ku studioi: Nusja lindi në katërsilurues

| 23:35
SHPËRNDAJE

Rrëfime të pathëna me parë vijnë sot përmes emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, teksa tregon jetën e tij në vegjëli në Sazani, ndan detaje interesante nga ishulli.

leli-real-story

Përgjatë soditjes së ishullit bashkë me gazetarin Sokol Balla, Leli pohoi se në ishull gjatë kohës së qëndrimit të tij kishte pasur një dasmë në lokalin e vetëm të Sazanit.

Ai tha se madje nusja, një vajzë e bukur që ishte martuar me një ushtarak, kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në katërsilurues, një anije luftarake, pasi ishte vonë për t’u dërguar në Vlorë. Po ashtu, Leli shkoi dhe në shkollën e Sazanit, atje ku kishte bërë mësim nga klasa e 2-të, deri në të 8-ën.
“Kjo është shkolla ime. kam bërë klasën e dytë deri në klasën e 8. Kam kujtime të bukura. Këtu ka ngelur dyshemeja. Patjetër që po (Ka pasur histori dashurie). Unë jetova në Sazan një dasmë. Ishte një vajzë simpatike, u martua me një ushtarak. Ka qene një nga eventet e kësaj kohe. Të gjithë dasmorët ishin jo njerëz të familjes. Por njerëz të ishullit. Të gjithë banorët e ishin si një familje. Kjo klasë ka qenë në klasën e 4, e kisha me pamje nga deti. Kur djali im erdhi këtu për herë të parë më tha; “babi ke qen me fat sepse keni bërë mësim me pamje me piktura jashtë”.
Unë e konsideroj veten me fat që jetova në një ishull, pasi ishin të një niveli të lartë. Dhe në shkollë ishim sikur të ishim në një shkollë private. Maksimalisht ishim 12 nxënës në një klasë.
Nuk e kujtoj një gjë të tillë (Nëse ka pasur krime). Isha shumë i vogël për (Dashuri) ndoshta platonike. Në këtë klasë dhe në këtë bankë ka qëndruar vëllai im, që sot nuk jeton më. E kam humbur. Kemi qenë të lidhur me njëri tjetrin dhe kemi pasur nostalgji. Jeta e banorëve ishte e lidhur me misionin ushtarak të kryefamiljarit. Ka pasur edhe zonja që ishin pjesë e ushtrisë. Ka pasur mësues, që punon këtu dhe nuk kishin lidhje me ushtrinë. Varreza nuk ka.
Në kujtesën tim nuk kujtoj të ketë pasur varrime. Ka pasur aksidente, por kaq. Ka pasur incidente ushtarësh në shërbim. Këtu njerëzit ishin përgjithësisht të ardhur nga vende të ndryshme. Aty përballë ishte dhe ‘Shtëpia e qejfit’. Ishin italiane, që plotësonin dëshirat e ushtarëve italinë që vinin në ato vite aty. Kështu thonë. Sazani kishte një kinema dimërore dhe një verore. Gjatë një stërvitje, u godit hoteli me predhë, që ishte ndërtuar nga italianët. (Shkojnë në lokalin e vetëm të Sazanit) Këtu u bë dasma. Nusja e parë e Sazanit ka lindur katërsilurues (anije luftarake), pasi nuk arritën që të dërgohej në Vlorë.”, tha ai.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.