Drita mposht Ballkanin dhe merr kreun, Prishtina likuidon Ferizajn. Ja renditja në Superligën kosovare

Oct 20, 2019 | 16:38
SHPËRNDAJE

anë zhvilluar ditën e sotme dy ndeshjet e fundit në Superligën kosovare, të vlefshme për xhiron e 10-të.43060600032_cddfcc44db_b-600x360

Drita ka mposhtur me rezultatin 2-0 Ballkanin në shtëpi, duke marrë kështu kreun e renditjes. Goli i Izair Eminit në minutën e 5’ dhe Xhilberto në minutën e 24’, i dhanë Dritës një fitore me shumë vlera përballë një kundërshtari të vështirë siç është Ballkani. Ndërkohë Prishtina ka mposhtur me të njëjtin rezultat Ferizajn në transfertë.

Kryeqytetasit shënuan nga një gol për çdo pjesë me Meriton Korenica në minutën e 23’ dhe Ahmed Januzi në minutën e 86’. Kështu Prishtina renditet në vendin e 5-të, me 17 pikë, ndërsa Ferizaj renditet në vendin e 9-të me po kaq pikë.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura