Dridhet FIFA, 10 zyrtarë të saj arrestohen për korrupsion

May 27, 2015 | 8:36
SHPËRNDAJE

Policia e Zvicrës ka arrestuar disa zyrtarë të Shtëpisë së Futbollit Botëror (FIFA), të akuzuar se kanë qenë të përfshirë në korrupsion.


Shtëpia e Futbollit Botëror (FIFA) është përfshirë nga një ‘termet’ para Kongresit të saj të 65-të. Sipas New York Times arrestimet janë bërë nga autoritetet zvicerane, me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët e arrestuar do të ekstradohen në Amerikë, ndersa konfirmohet se Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter nuk ishte në mesin e të arrestuarve.

Zyrtarët e arrestuar, numri i të cilëve shkon mbi 10 persona, akuzohen se kanë mashtruar dhe kanë bërë pastrimin e parave. Thuhet se këto arrestime janë kryer pas një hetimi trevjeçar që ka bërë FBI.

Në mesin e të arrestuarve janë Eduardo Li i Kosta Rikës, Xhefri Ueb i Ishujve Kajman, zv/president i Komitetit Ekzekutiv, Eugenio Figueredo i Uruguajit, ish­Presidenti Shoqatës së Futbollit të Amerikës së Jugut, si edhe Xhek Uorner i Trinidad e Tobagos, ish­anëtar i Komitetit Ekzekutiv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura