“Dridhet” Argjentina, Lionel Mesi rrezikon Botërorin?

Apr 19, 2018 | 23:00
SHPËRNDAJE

“Rrufe në qiell të hapur” për Argjentinën. Kur duhet edhe pak kohë nga fillimi i Botërorit Rusi 2018, në skuadrën e trajnerit Sampaio kanë rënë kambanat e alarimit. Gazeta “La Nacion” raporton se “pleshti” vazhdon të këtë probleme me muskujt e kofshës së djathtë dhe po kujdeset maksimalisht për të evituar problemet serioze.

Mesi

Deri në fund të sezonit, yllit argjentinas i mbeten edhe 25 ditë dhe pesë ndeshje vendimtare për të fituar La Ligën dhe Kupën e Mbretit. Mesi duhet t’i shtrëngojë dhëmbët deri në fund, ku rreziku për një dëmtim serioz, që do ta mbante larg Botërorit është i pranishëm. Mungesa e Mesit do të ishte një goditje fatale për Argjentinën.

Argjentina, Mesi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura