“Dribloi” gazetarët, por Nejmar reagon në rrjetet sociale: Ky ishte momenti më i trishtuar i karrierës time

Jul 7, 2018 | 17:44
SHPËRNDAJE

Nejmar u vu në qendër të kritikave pas humbjes që Brazili pësoi ndaj Belgjikës duke u eliminuar kështu nga Kupa e Botës. Pas ndeshjes “ylli” brazilian iu shmang gazetarëve duke mos bërë kështu asnjë reagim në lidhje me ndeshjen. Por ai e ka bërë sot këtë gjë dhe e ka bërë në rrjete sociale.

636664926310412237-USP-Soccer-World-Cup-Belgium-vs-Brazil-101280645

“Mund të them se ky është momenti më i trishtuar i karrierës time, dhimbja është shumë e madhe sepse ne e dinim se mund të arrinim atje, kishim kushtet të shkonim më tej, për të bërë histori… por nuk ishte ky rasti. Vështirë për të gjetur forcën për të luajtur sërish futboll, por jam i sigurt që Zoti do më japë forcën që të përballem me çdo gjë, pra s’do ndalem kurrë së falënderuari Zotin, edhe në humbje… sepse e di që rruga e tij është më e mirë se e imja.

Shumë i lumtur të isha pjesë e këtij ekipi, krenar për të gjithë, ëndrra jonë u ndërpre por ajo nuk do dalë nga mendjet tona dhe nga zemrat tona.”- ishin fjalët e Nejmar në “Instagram”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura