Dreka me Grupin e parë të PS, Namik Dokle rrëfen arsyen e mbledhjes: Folëm për…

Sep 14, 2018 | 10:40
SHPËRNDAJE

 

Grup i pare i PSIsh deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka treguar arsyen e vërtet të drekës së zhvilluar me kolegët e legjislaturave të kaluara nga viti 1992 -1996.

Dokle ka thënë se arsyeja e këtij takimi nuk ka qenë për të diskutuar rreth punës që kanë bërë nder vite, apo për të diskutuar rreth qëndrimeve opozitare që kanë mbajtur. Por ish-deputeti shton në një status në Facebook se arsyeja e vërtete ishte fakti se ata janë çmallur me njëri-tjetrin dhe kanë kujtuar ush kolegët deputetë që janë ndarë nga jeta.

Fotografia është publikuar disa ditë më parë nga Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili e ka shoqëruar me dixhiturë, “Me drejtuesit dhe anëtarë të Grupit Parlamentar Socialist të viteve 92-96”a.

Në këtë dreke ishe i pranishëm, Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, ministri për Diasporën, Pandeli Majko dhe deputetët, Anastas Angjeli dhe Musa Ulqini.

Nga të pranishmit vetëm Ruçi dhe Majko janë të vetmit që kanë vazhduar mandatin e deputetit pa ndërprerje.

Statusi i Namik Dokles

 

GRUPI I PARE PARLAMENTAR I PARTISE SOCIALISTE

( 1992- 1996)

Thonë qe kemi qene grupi me i mire…

Thonë qe ishim idealiste e te vendosur…

Thonë qe ishim te kulturuar dhe te mençur…

Thonë qe ishim shkolle e opozitarizmit…

Por ne nuk u mblodhëm pre te përsëritur këto fjale. Ne u mblodhëm thjeshte pre t’u çmallur me njeri-tjetrin, për te përshëndetur ata, qe për arsye te ndryshme nuk mund te vinin (veçmas shoqen tone Ermelinda Meksi) dhe për te kujtuar shtate koleget qe nuk janë me midis nesh.

Jam krenar qe isha kryetar i këtij grupi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura