Dreka e Krishtlindjeve, uji “Fab” mbështet familjet në nevojë

Dec 26, 2015 | 8:57
SHPËRNDAJE

Të gjithë ata persona që nuk kishin mundësi ekonomike të festonin siç duhet festën e Krishtlindjeve në shtëpitë e tyre, organizatat joqeveritare u ofruan në ndihmë duke u mundësuar një vakt të ngrohtë.

Veliaj-ErjonE tillë ishte nisma “Gatuaj një pjatë më shumë”, ku mijëra qytetarë të ndërgjegjësuar iu bashkuan nismës për të gatuar, ndërsa mbi 1 mijë të tjerë në nevojë, përveç ushqimit, morën plot dashuri.

Organizatori i nismës, Ened Mato, nuk harron të falënderojë edhe bizneset që iu përgjigjën pozitivisht nismës. “Thirrjes sonë iu përgjigjën shumë biznese e qytetarë. Nuk prisnim të kishim 1500 pjata për 1 mijë persona. Ishte e çuditshme edhe për ne, pas gjithë këtyre aktivizmave. Kemi pasur mbështetje për ushqimet dhe pijet. Falënderojmë ‘Hysenbelliu Group’, i cili kontribuoi me ujin ‘Fab’. Shpresojmë që një nismë e tillë të përsëritet. Është në dorën e organizatorëve, qytetarëve dhe vetë bizneseve”.

“Gatuaj një pjatë më shumë” njohu shtrirje në disa zona të Tiranës, por edhe në rrethe, si Shkodër, Fier, Elbasan dhe Durrës. 200 aktivistë janë angazhuar në ditën e Krishtlindjes të shpërndajnë këto ushqime pranë qytetarëve që jetojnë në zonat e Sharrës, Tufinës, Kombinatit apo Uzinës së Traktorit.

Ndërsa në sheshin para Presidencës, aty ku mblidhen dhuratat, ku u gatua dhe u bë paketimi, është shtruar një tjetër drekë për qytetarët, kryesisht fëmijë të qendrave komunitare dhe ditore.

DREKA E BASHKISË

Edhe Bashkia e Tiranës këtë vit shtroi drekë Krishtlindjeje. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe stafi i tij zgjodhën qendrën e të moshuarve në Kombinat, duke iu shërbyer personalisht moshës së tretë, personave me afërsi të kufizuara dhe atyre me ndihmë ekonomike.

Nga atje, Veliaj deklaroi se kjo mensë sociale e Bashkisë është në shërbim të komunitetit dhe nuk mund të gjendej ditë më e bukur se Krishtlindja. “Është minimumi i mundshëm që në këto ditë ne t’u kthejmë mbrapsht, me falënderim, mirënjohje, përulësi, nderim këtë vakt dhe të tjera gjatë gjithë vitit në vazhdim dhe gjatë gjithë mandatit tonë, për t’u siguruar që në një qytet si Tirana, askush nuk e mbyll ditën pa një vakt të ngrohtë”.

Më herët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zhvilloi vizita në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale dhe Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë – Durrës. Pas vizitës në Kishën Ortodokse Autoqefale, kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është një ditë e bekuar, për t’u uruar të gjithë shqiptarëve, qytetarëve të Tiranës, atyre që janë të krishterë, atyre që janë ortodoksë, katolikë, protestantë:

Gëzuar Krishtlindjet!. Ndërsa theksoi se njerëzit duan më shumë paqe, punë dhe ditë të mira sesa sherre, kryetari i Bashkisë së Tiranës uroi që ky vit i ardhshëm të jetë më shumë për zgjidhje sesa për konflikte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura