Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Imeraj i përgjigjet Bashës: Akuzat sulm personal për shkak të dosjeve

Apr 8, 2021 | 23:24
SHPËRNDAJE

Pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, kjo e fundit i konsideron si sulme personale.

elisabeta-imeraj-551x400-1

Në një përgjigje për News 24, Imeraj thekson se Basha ka dosje në Prokurorinë e Tiranës.

Në një mesazh të lexuar nga drejtuesi i emisionit, Imeraj thotë se çështja mes saj dhe Bashës është personale për shkak të dosjeve që ka ai në Prokurorinë e Tiranës.

Presion që i bëhet një prokurore që ka 17 vjet në detyrë, që ka hetuar Saimir Tahirin e Shullazin. Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë”- shkruan kryeprokurorja e Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura