Drejtuesit e Interit “zgjohen”, sulm total për të rrëmbyer lojtarin e Premier Ligës

Nov 8, 2019 | 11:19
SHPËRNDAJE

Humbja e Interit me Dortmundin, në Ligën e Kampionëve duket se trazoi disi ujërat në kampin zikaltër. Konte pas sfidës foli ashpër në drejtim të klubit, për faktin se nuk ka lojtarë mjaftueshëm dhe shumica janë pa eksperiencë në arenën europiane.

zhirud

Reflektimi ka qenë i shpejtë nga drejtuesit e Interit dhe Marota ka gati “surprizën” e janarit, për trajnerin. Siç raporton “Sport Mediaset”, Zhirud do të jetë përforcimi i parë i skuadrës në merkaton dimërore.

Francezi do të lërë Çelsin në janar, pasi vendi i tij është zënë nga të rinjtë dhe do t’i bashkohet Interit.

Pistat e tjera janë Kulusevski dhe De Paul. Ky i fundit, sipas raportimit të mediave italiane, mund të transferohet në Milano për një shumë mes 30 dhe 35 milionë eurove në merkaton e janarit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura