Drejtuesit e Bajernit janë të bindur, zgjidhet trajneri për sezonin e ardhshëm

Mar 5, 2020 | 21:05
SHPËRNDAJE

Nëse Flik do të vendoste për të qëndruar në krye të Bajernit në fund të sezonit, ai do të kishte edhe një ide të qartë se cilët lojtarë do të kishte në skuadër. “Klubi duhet të mendojë që tani për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Unë kam idetë e mia, por për momentin nuk mund të them asgjë”. Por një gjë është e qartë, Flik nuk do të humbasë shumë kohë, edhe pse është në një fazë të nxehtë të sezonit. Flik3

Që në dimër, trajneri tregoi preferencat e tij për lojtarët që kërkonte në ekip. Kujtojmë që 55-vjeçari këmbënguli për të sjellë në skuadër sulmuesin Timo Verner. Por drejtuesit e klubit nuk ia plotësuan këtë dëshirë pasi kanë plane të tjera për merkaton. Si rrjedhojë, në skuadër erdhi vetëm Alvaro Odriozola nga Reali Madridit. Një përforcim që ende nuk ka treguar vlerat e tij, edhe pse kjo pak rëndësi ka.

E ARDHMJA – Momentalisht, Bajerni është në shinat e duhura si në kampionat ashtu edhe në Champions. Pas fitores me Çelsin, trajneri Flik mori një stilolaps nga Rumenige në banketin pas sfidës. “Me këtë gjë zakonisht nënshkruhen kontrata”, tha ish-legjenda bavareze në drejtim të trajnerit. Një deklaratë që më shumë kishte nuanca emocionale pas asaj fitoreje me aromë çerekfinaleje. Flik

Rruga është ende e gjatë për Bajernin, por hapat duhen hedhur një nga një dhe rinovimi me Flikun duket se është i pari. Gjithsesi, gjithçka pritet të qartësohet vetëm në fund të sezonit, atëherë kur palët do të ulen për të bërë bilancin dhe vlerësimet për të ardhmen. Tifozët kanë shprehur pëlqimin e tyre për ishndihmësin e Joakim Lëvit në kombëtaren gjermane, që ka një meritë të veçantë në fitimin e Kupës së Botës në vitin 2014.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura