Drejtuesi i Barcelonës ndez fantazinë e tifozëve katalanas: Kthimi i Mesit? Ne dimë të bëjmë mrekulli

Oct 6, 2022 | 16:35
SHPËRNDAJE

Ylli argjentinas Lionel Mesi mund të rikthehet sërish tek Barcelona. Lajmi i përhapur pak ditë më parë nga gazetarja argjentinase që është një mike e afërt me Lionel Mesin se “Pleshti” po bën gati kthimin në “Kamp Nou”, ka gjetur konfirmim edhe në fjalët e drejtuesit të bordit ekzekutiv të katalanasve, Eduard Romeu.

mesi12

Teksa u shfaq para mediave për të shpjeguar gjendjen ekonomike të klubit, ai u shpreh se: “Nëse klubi dëshiron ta rikthejë atë, ne do të fillojmë të punojmë në anën financiare të marrëveshjes. Ne dimë se si të bëjmë mrekulli. Dyert janë gjithmonë të hapura për Mesin,” u shpreh Romeu.

Kujtojmë se Mesi u largua nga Barcelona në vitin 2021 pasi klubi katalanas nuk mund të përballonte dhe të mbulonte pagat e tij pas vështirësive financiare. Megjithatë, klubi që atëherë ka mbledhur fonde dhe mund të jetë në gjendje të rikthejë verën e ardhshme shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura