Foto/ Drejtorin e Burgjeve e masakruan me shufra hekuri, i gjakosur në spital

Aug 16, 2017 | 10:47
SHPËRNDAJE

Mëngjesin e sotëm derisa po nisej për punë, persona ende të panjohur kanë goditur me shufra metalike në kokë drejtorin e burgjeve të Kosovës Sokol Zogajn.

sok_1502867689-8243283

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime në kokë.

Sipas mjekëve gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Shpend Fazliu zëdhënës i QKUK-së ka thënë se Zogaj mëngjesin e sotëm ka kërkuar ndihmën e mjekëve pas lëndimeve që ka marrë.

“Mund ta konfirmoj se ai ka kërkuar ndihmë pas plagëve të marra në kokë. Është jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tij aktuale është stabile”, ka thënë Fazliu për Express.

Sipas tij tash mbetet që pacientit t’i bëhen ekzaminime shtesë për të parë nëse ka lëndime më të thella.

1

Ky rast është konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë.

“Sot, rreth orës 07:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, nga persona deri më tash të panjohur është sulmuar brutalisht Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Sokol Zogaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë e cila e ka dënuar ashpër sulmin brutal ndaj z. Zogaj, dhe i ka ftuar organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë  do të bashkëpunoj me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj z. Zogaj.

Si ndodhi ngjarja 

Insajderi ka mësuar se dy persona të maskuar fillimisht kanë provuar me dhunë ta marrin Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, dhe ta çojnë në bodrum të banesës në lagjen Ulpiana.

Mirëpo, kur e kanë dërguar poshtë, dera e bodrumit ka qenë e mbyllur. Pas kësaj situate këta dy persona e kanë sulmuar me shufra metalike dhe mjete tjera të forta.

Mjeket kanë treguar se gjendja e tij është stabile, nuk ka thyerje, ndërkohë pritet t’i bëhet një incizim i thellë në kokë për të parë gjendjen e tij.

Zogajt i janë qepur plagët në kokë të shkaktuara nga kjo rrahje.

Për më tepër, Insajderi më herët ka raportuar për rrahjen e Sokol Zogajt në hyrje të banesës së tij.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë, duke kërkuar hetim për sulmin brutal nga Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura