Drejtori i shkollës përleshet me një mësuese

May 31, 2016 | 17:43
SHPËRNDAJE

Sot në orët e paradites ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në fshatin Semetisht të Suharkës, përkatësisht në shkollën fillore të këtij fshati “Hasan Prishtina”.

auto_policia1_1463732399-38697051463733756

Sipas dëshmitarëve të rastit, nxënës të kësaj shkolle që kanë komunikuar me TherandaPost, arsimtarja Z.B. është përleshur me drejtorin e shkollës, Hamdi Bytyçi. Përleshja ka ndodhur në ambientet e shkollës, transmeton TherandaPost.

Aty më pas kanë ardhur edhe policia e cila është marrë me rastin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura