Drejtori i Policisë së Dibrës kalon me semafor të kuq, Tahiri poston videon dhe gjobën ndaj Perlat Vatocit (VIDEO/FOTO)

May 21, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Drejtori i Policisë së Dibrës, Perlat Vatoci është gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Kjo është bërë e ditur nga vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në faqen e tij të Facebook-ut, ku ka postuar edhe videon e denoncuar nga një qytetar.

Fleta e gjobës e postuar nga Ministri Saimir Tahiri

 

“Falenderoj qytetarin qe solli kete video. Ndaj punonjesit te policise u mor masa administrative per shkeljen’,- shkruan Tahiri.

Ndërsa duke iu përgjigjur komenteve në rrjetin social, Tahiri më poshtë ka postuar edhe fletën e gjobës që është plotësuar për Vatocin.

Gjoba e vendour per Perlat Vatocin

 Kjo nuk është hera e parë që ministri i Brendshëm denoncon shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nga zyrtarë të lartë. Rasti më i fundit ishte ai i makinës së eskortës sës Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura