Drejtori i Policisë, Haki Çako flet për operacionin: Arishta qëlloi disa herë ndaj bluve

Oct 4, 2015 | 8:40
SHPËRNDAJE

Nga Shkodra, ku drejtori operacionin për kapjen e autorit të vrasjes së komandantit të FNSH­-së, kreu i policisë së Shtetit, Haki Çako pati një komunikim telefonik me “News24”, ku konfirmoi se gjatë shkëmbimit të zjarrit me 52­vjeçarin Ruzhdi Aishta nuk ka patur asnjë efektiv të plagosur.

Operacioni-Renea
Pamje nga vendngjarja
Çako shprehu ngushëllime për humbjen e komandantit të FNSH­së së Shkodrës, Simon Gjeta, ndërsa dha disa detaje nga operacioni i policisë ,që nisi rreth orës 19:00 të së shtunës dhe përfundoi sot në mëngjes me vrasjen e autorit të krimit.

“Prej orës 19 të ditës së djeshme, forcat e policisë së Shkodrës, me gjithë shërbimet e tjera të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA­-s kanë qenë në gatishmëri të plotë pas plagosjes së një shtetasi në fshatin Oblikë të shkodrës.

Autori ka reaguar në momentin që është rrethuar nga policia, duke hapur zjarr ndaj policisë dhe si pasojë ka humbur jetën komandanti i FNSH-­së së Shkodrës, Simon Gjeta. Eshtë kontaktuar me familjarët e autorit për të bërë të mundur klasifikimin e gjendjes psikike të tij.

I është bërë gjatë gjithë natës thirrje për tu dorëzuar, por ai ka hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme ndaj policisë. Duke qenë se pamja ka qenë ë kufizuar gjatë natës, jemi detyruar ta mbajmë të rrethuar, deri në momentin e zbardhjes, kur forcat e policisë u afruan në banesë ai ka hapur sërish zjarr.

Breshëria e zjarrit të tij ka goditur edhe mjetet e policisë dhe mbrojtëset e efektivëve. Nuk ka pasur të plagosur të tjerë”­ deklaroi Çako.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura