Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, në pritje të një fëmije. U fejua mbrëmë Endri Fuga

Dec 29, 2014 | 16:13
SHPËRNDAJE

Endri Fuga dhe Besa Pëllumbi
Gëzimet në Partinë Socialiste duket të jenë të njëpasnjëshme. Pas martesave të vazhdueshme të disa prej femrave në parti, këtë herë e ka pasur radhën drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga. Në fakt, Fuga nuk është martuar. Vetëm ka vendosur ta bëjë ca më zyrtare lidhjen e tij me Besa Pëllumbin, vajzën me të cilën thuhet se shoqërohet prej gati dy vitesh. Dje, çifti ka bërë një ceremoni fare të vogël te “Home”, restoranti ku Endri Fugës apo anëtarëve të tjerë të PS-së u pëlqen të qëndrojnë shpesh. Ceremonia ka qenë fare e ngushtë. Përveç çiftit, të pranishëm ishin më së shumti familjarë të Fugës, ndërsa të afërmit e Besës, vajzës së avokatit Mark Pëllumbi, ishin më të pakët. Numri i gjithë të pranishmëve vërtitej rreth 30-ës. Por lajmet e mira nuk mbarojnë me kaq. Besa dhe Endri janë prej 6 muajsh në pritje të një fëmije, e megjithatë nuk kanë preferuar të bëjnë ceremoni të zhurmshme, ku të gjithë mësojnë gjithçka. Po të hapësh në Instagram profilin e Besa Pëllumbit, nuk duket që lidhja e tyre të ketë qenë aq e fshehtë deri tani, përkundrazi. Siç shihni prej fotografive që kemi marrë nga faqja e saj, Endri është gjithnjë i pranishëm, madje edhe në shoqërinë e miqve të përbashkët. Fakt ky që e bën lidhjen të duket se vjen prej një kohe të gjatë. Besa, ndryshe nga i fejuari i saj, punon në kompaninë “Deloitte” si shefe juridike. Të dy, përveç lajmit të bukur të pritjes së një fëmije, nuk mund të kishin zgjedhur ditë më të mira për të bërë zyrtare lidhjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura