Drejtori do 1 mln lekë dhe perde të reja, të ekzekutojë vendimin e gjykatës!

May 24, 2016 | 8:09
SHPËRNDAJE

Një milionë lekë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe kompletimi i shtëpisë me perde të reja. Ky është pazari që bën drejtori i IMTV së Lushnjes, Dilaver Dupi me një qytetare në këtë qytet e cila prej vitesh është duke kërkuar nëpër dyert e gjykatave dhe të bashkisë së Lushnjes pronën që i ka lënë babai.

8

Nurieta Shefa nga qyteti i Lushnjes, pas sorollatjes prej katër vitesh nëpër dyert e gjykatave, ka hasur në një tjetër problem. Edhe pse pronare me të drejta të plota, kjo e mbështetur dhe me një vendim gjykate të formës së prerë, nuk mundi t’i shpëtonte dot mitmarrjes në administratë.

Drejtori i IMTV-së në Bashkin Lushnje, Dilaver Dupi, nuk zbaton vendimin e formës prerë të gjykatës, pa marrë “kafen “e tij.

Nurieta Shefa ankohet në redaksinë e “Fiks Fare” për kalvarin e gjatë dhe sorollatjet e shumta që i bëhen për zbatimin e vendimit të gjykatës, vendim i formës së prerë.

Nurieta Shefa ka deklaruar që me kthimin e saj nga Greqia ku punonte me bashkëshortin dhe fëmijët në emigracion, ka parë që në sipërfaqen e tokës së saj së trashëguar nga i ati, ishte ngritur një mur avllie i ndërtesës së fqinjëve të saj.

1 (5)

Fillimisht ajo është ankuar në Bashkin Lushnje, për këtë fakt duke denocuar fqinjin e saj.

Kryebashkiaku Fatos Tushe ka urdhëruar ngritjen e një komisioni me specialsitë të bashkisë për të vërtetuar nëse prona ishte zënë dhe si për të caktuar në terren kufijtë e pronës së zonjës që ankohet dhe kudnërshtarit të saj.

Ndërkohë një nga anëtarët e komisionit të matjes së sipërfaqes së tokës dhe konstatimit të pronës, ka qenë edhe Dilaver Dupi, i cili sot mban postin e drejtorit të IMTV-së. Në atë kohë kur është mbajtur procesverbali nga bashkia, ai sipas zonjës Shefa, i ka kërkuar asaj 300 000 lekë të reja. Gjithashtu i kërkon edhe kompletimin e shtëpisë së tij në Tiranë me perde dhe korniza inoksi, pasi Nurieta zotëron një dyqan perdesh në qytetin e Lushnjes.

thumbnail_2

Shuma e kërkuar ishte për të përshpejtuar matjen e sipërfaqes tokës dhe kthimin e përgjigjes nga ana e bashkisë së Lushnjes. Komisioni vërteton se prona është e zonjës dhe kryebashkiaku e drejton në gjykatë, që të merret servituti i kalimit.Pra, të caktohej një rrugë kalimi për familjen me të cilën ishte në konflikt zonja Shefa.

Pas një maratone katër vjeçare, familja e zonjës Shefas ka fituar gjygjin në 2 shkallët e gjykimit duke marrë edhe formën e prerë. Gjykata lëshon urdhër ekzekutimi për lirim dhe dorëzim sendi ( truallin). Ky vendim u dha në janar 2015 dhe përmbarimi vendosi piketat në Maj 2015.

Por edhe pse ka një vit që ky vendim është marrë nga ana e gjykatës, ai nuk është zbatuar akoma nga ana e bashkisë së Lushnjes.

thumbnail_4

Kjo pasi sipas zonjës Nurieta Shefa, është Laver Dupi aktualishtë drejtor I IMTV –së në Bashkinë Lushnje, i cili edhe pse ka marrë urdhër nga kryebashkiaku i Lushnjes, nuk e zbaton vendimin. Kjo ka bërë që ajo të kërkonte edhe ndihmën e emisionit “Fiks fare” për të gjetur arsyen se përse zoti Dupi nuk e zbatonte një vendim të tillë.

thumbnail_5

Fillimisht në dyqanin e zonjës ka ardhur zoti Laver Dupi, i cili me të marrë urdhërin, i ka treguar zonjës se ishte ai që do e zbatonte vendimin e gjykatës. Sërisht kërkon kompletim të shtëpisë së tij, në Lushnje kësaj rradhe, me perde të cilat sipas zonjës Shefa kapnin shumën e 1 milion lekëve( të vjetra).Drejtori Dupi prapë nuk e ekzekutoi urdhrin me preteksin se duhet të jetë e pranishme zyra e përmbarimit. PAsi zyra e përmbarimit kthen përgjigje se e ka mbaruar punës e saj në terren ku janë vendosur piketat ku duhet të ndërhyhet nga ana e isnpektorëve të bashkisë, drejoi I IMTV, zoti Dupi thërret në zyrën e tij qytetaren Nurieta Shefa.

Gjatë bisedës ai pranon se është paguar 2 herë nga ajo, por kërkon një shifër tjetër për ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Shifra që ai thotë është me tre zero, por që do ia bëjë të ditur të saktë pas kryerjes së punës.

thumbnail_6

Pas urdhërit që nxjerr sërisht bashkia drejtori Dupi paraqitet në dyqanin e zonjës Shefa, i tregon urdhërin dhe që kanë mbërritur në pikën ku duhej. kryetari i Bashkisë së Lushnjes nxjerrë vendimin për ndërhyrjen e IMTV-së e cila do mbështetej nga ana e policisë bashkiake dhe policisë së shtetit, si dhe ka urdhëruar edhe ngritjen e një komision prej pesë vetash për të kryer edhe ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Më 16. 5. 2016 do bëhej edhe ekzekutimi i vendimit të formës së prerë të gjykatës.

Drejtori Laver Dupi paraqitet për të disatën herë në dyqanin e Nurietës dhe i kërkon që atyrë tre zerove t’u shtojë dhe një njësh përpara. Ai shprehet:” 1 milion, nuk dua më tepër dhe kompletimin me perde për shtëpinë e vajzës në Tiranë. Lekët i dua pasi të mbarohet puna.”

Një ditë para eksekutimit të vendimit të gjykatës , Dilaver Dupi i kërkon zonjës Shefa të takohet urgjentisht më të. Takohen në dyqanin e zonjës Shefa dhe i kërkon asaj lekët. I numëron në sy të saj dhe e këshillon që të mos flaës mme njeri për këtë marëveshje që a bërë, madje të nesërmen të sillet sa më keq më të, që mos u bjerë në sy të shokëve se është paguar.

Të nesërmen më dt 16 Maj 2016 mblidhen të gjithë bashkë me policinë e shtetit , për të ekzekutyar vendimin e gjykatës.Por gjatë ekzekutimit paraqitet një zotëri I cili pretendon se prona është e tij. Edhe pse ka një vendim gjykate të formës së prerë për t’u ekzekutuar, ekzekutimi ndërpritet ditën e parë,mbahet një proccesverbal deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve në konflikt.

Pas takimit me kryebashkiakun Tusha komisioni i Bashkisë i cili është konsultuiar me juristët e Bashkisë, ka marrë urdhër të zbatonte të nesërmen vendimin e gjykatës. Sërisht në vëndin e ekzekutimit të vendimit të gjykatës ka ardhur edhe punonjësit e policisë së shtetit si dhe policisë bashkiake dhe komisioni I Bashkisë. Sapo IMTV –ja ka nisur heqjen e rrjetës dhe prishjen e avllisë, ekzekeutimi lihet në mes. Prishet një pjesë e objektit.

Në bashkinë e Lushnjes është zhvilluar një takim mes palëve në konflikt, ku fillimisht nënkryetari i bashksië u ka kërkuar atyre të merren vesh me njëri tjetrin. Por pas mosdakortësis, zv, kryetari i Bashkisë së Lushnjes i ka kërkuar drejtorit të IMTV-së dhe komisionit të Bashkisë të zbatonte vendimin e gjykatës. Sipas tij “ vendimin e gjykatës nuk ka Perëndi që e lëviz” Ndaj ai i lë afat familjes që ka zënë sipërfaqen e tokës pesë ditë kohë nëse ajo ka ndonjë dokument tjetër që hedh poshtë vendimin e gjykatës apo jo. Në të kundërt do zbatohet vendimi i gjykatës.

Fiks fare kërkoi informacion për këtë problem në bashkinë e Lushnjes.Menjëherë drejtori i IMTV-së është paraqitur në dyqanin e zonjës Shefa ku ka kërkuar të kthejë mbrapsh lekët që ka marrë, pasi në këtë rast kryetari I bashkisë e kishte kuptuar që ai kishte kërkuar para për të kryer detyrën

Sipas drejtorit të IMTV –së Dilaver Dupi, kreytari I bashksië së Lushnjes ka thirrur anëtarët e komisonit, duke u kërkuar atyre që përsoni që kishte marrë një milion lekë për zbatimin e e vendimit të gjykatës duhet t’I kthente mbrapsht dhe të jepte dorheqjen

I trembuar nga një kërkesë e tilë e kryebashkiakut, Dupi I ka riktheyer një milion lekët Nurieta Shefës, ndërsa më pas e ka telefonuar se zbatimi I vendimit të gjykatës do bëhet pikërishtë në 17 Maj 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura