Drejtori Çuli: Pse duhet prishur godina e Teatrit, po e mendoj edhe rikandidimin se…

Feb 15, 2018 | 21:23
SHPËRNDAJE

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka sqaruar argumentimin e tij pse duhet të prishet godina e teatrit, Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24.

hervin culi

“Duhet se të ndërtohet një teatër i ri kombëtar me parametra europianë, s’kam frikë të them se kjo godinë është një tmerr dhe sapo vjen dimri kam jnë terror dhe një nga arsyet pse po e mendoj rikandidimin tim është vështirësia e madhe e përballjes me këtë godinë që po i rrëshket toka, teatri është i carë nga njëri krah, kur vijnë në dimër, kaldaja s’arrin dot ta ngrohë. Ristrukturim do të thotë që duhet 3-4 mln lekë, dhe do ishte e përkohshme, s’kemi nevojë për një gjë të përkohshme, por teatër të rezistojë në kohë 200-300 vjet. S’ka magazina, këtë e kuptojnë vetëm specialistët e teatrit, kemi nevojë për hapësirë më tepër”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura