“Drejtorët e bashkisë po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI”- Kryemadhi denoncon: Më qesharakja oferta për Silva Cakën! I riu: Tek ne vijnë për…

Jan 17, 2021 | 12:03
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi tha se drejtorë të Bashkisë po joshin njerëz të partisë që drejton në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

b77db02b-0768-4358-a46c-e41326adddbd

Gjatë një takimi me të rinj, Kryemadhi tha se oferta i janë bërë edhe ish-deputetes së LSI-së, Silva Caka.

Reagimi:

Kryemadhi: Unë besoj më shumë tek ju sesa te një Kryetar Partie Njësie. Pse besoj më shumë te ju? Sepse, dashamirësia, fryma struktura e një brezi të ri është shumë më e fuqishme se vendimi i një individi të vetëm.  Në të gjithë jetën time politike, puna me të rinjtë më ka bërë jo vetëm më të re, më energjike por më ka dhënë edhe pozitivitetin për të qenë vetvetja sepse me një të ri po nuk ishe vetvetja nuk e ke të gjatë bashkëjetesën me ta. Vetëm dje keni bërë namin me votuesit për herë të parë.

Dje kemi qeshur dhe kemi filluar të bëjmë barcaleta tashmë sepse ju janë turrur të gjithë njerëzve që janë protagonistë apo individë të LSI apo LRI dëgjojmë dhe qeshim nga ana tjetër e telefonit sesi drejtorë të bashkisë marrin dhe ju premtojnë vende punë anëtarëve të LSI për ti futur në Bashkinë e Tiranës.

Henri:  Tek lagjja jonë vijnë me mesazhe. Të ju rregulloj shtëpinë, kishe shkruar, po nuk më është prishur shtëpia nga tërmeti …

Kryemadhi: Ose më qesharakja është sesi Lali Eri, fton Silva Cakën, deputeten e LSI , dmth këto janë banalitete që gjejnë vemje politike të cilat faktikisht Shqipëria për hir të së vërtetës e ka këtë defekt. Dhe gjithmonë duhet rigjenerimi, rifreskimi i klasës  politike për të sjellë njerëz të rinj, figura të reja dhe çdo konsumim politik që vjen të cilët faktikisht i kanë dhënë kosto politike  grupeve të caktuara politike apo njerëzve të caktuar. Kjo është demokracia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura