“Drejtoresha e Tatimeve”: Batutat që bën për rolin i fejuari im

Jan 9, 2016 | 9:25
SHPËRNDAJE

Delinda Zhupa është aktorja simpatike e spektaklit “Portokalli”, që qëlloi menjëherë në shenjë me personazhin tipik, Miss Dhoqina Shtrëmbari, por së fundi edhe me imitimin e drejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj.

Videot e saj kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke e shndërruar në kohë të shkurtër një nga aktoret më të njohura të humorit.

yhupa copy

Po cila është jeta private e Delindës, e dashuruar me një artist dy vite më të madh, që po ashtu ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Arteve, …ajo rrëfen për “Panorama”: E lumtur që ke tërhequr vëmendjen e publikut në kohë shumë të shkurtër me rolet e tua në “Portokalli”.

Po në jetën sentimentale ndihesh e plotësuar?

Po. Ka disa vite që jam e dashuruar, por lidhjen e bëmë publike verën e shkuar. Me Eldo Dishën jemi njohur në Universitetin e Arteve, ku dhe jemi diplomuar. Mund të them se historia jonë e dashurisë është shumë e bukur.

Çfarë komentesh të bën për rolet e përfolura në “Portokalli”?

(Qesh) Eldo është artist, dhe di ta bëjë diferencën midis meje dhe roleve që unë luaj. Madje “Portokallinë” e shohim të dy me vëmendje dhe bëjmë secili kritikat tona në sensin e mirë.

The më sipër se historia juaj është shumë e bukur, çfarë e bën të tillë?

Ne jemi njohur në një shfaqje, komedi të zezë, në Universitetin e Arteve, ku Eldo realizoi skenografinë dhe kostumet, ndërsa unë interpretoja rolin e Spajsit, një plakë rreth të 60-tave me sklerozë. Më vjen të qesh kur e mendoj që përditë më shihte si plakë.

delina

Po tani që imiton drejtoreshën e Tatimeve, çfarë të thotë?

(Qesh) Mendimin e tij e ka shprehur me humor. Madje, në mos gaboj, në daljen time të parë të sezonit që u mbyll postoi videon me komentin sipër: “S’e dija që e kisha gruan drejtoreshë Tatimesh”.

Qenka djalë me humor

Eldo ka shumë humor. Është serioz në dukje, po edhe i këndshëm njëkohë- sisht.

Të dy artistë, po çfarë lidhjeje është kjo e juaja, pasionante apo e qetë?

Lidhje e qetë, me shumë përkushtim, respekt dhe dashuri brenda.

Keni plan ta kurorëzoni me martesë?

E kemi në planet tona të ardhshme edhe martesën. Uroj dhe shpresoj të jetë në 2016-n, edhe pse është pak shpejt.

deli copy

Në spektakël të shohim se i realizon të gjitha natyrat femërore. Realisht je natyrë e brishtë apo e fortë?

I kam të dyja, por varet. Jeta të bën edhe të fortë, edhe të brishtë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura