ISHP zbulon sëmundjen që i mori jetën efektivit 27-vjeçar, Bino: Ishte prekur nga meningjiti. S’ka vend për panik

Jan 10, 2020 | 14:45
SHPËRNDAJE

mariglenii-537x360

Instituti i Shëndetit Publik zbulon shkakun që i mori jetën policit të Rrugores në Tiranë, Mariglen Mestani në moshën 27-vjeçare.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, duke u kujdesur ta theksoje se nuk kemi asnjë gjendje epidemike, tha se polici ishte prekur nga meningjiti, ose meningokoksemia, një infeksion i rëndë, që ka një evolucion tepër të shpejtë dhe është fatal. Sipas Binos, personat qe kane pasur kontakt me policin jane trajtuar me antibiotik.

 

“Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Është një sëmundje e transmetueshme dhe për personat e kontaktojnë marrë masat e duhura. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët. Kemi vetëm një rast të evidentuar. Rasti i Durrësit nuk ka dyshim për sëmundje të tillë. Mostrat po analizohen, duhet të presim rezultatin dhe të themi të vërtetën”, tha Bino.

“E vetmja këshillë për qytetarët është se instituti po monitoron situatën, jemi në sezon gripi por kemi një intensitet të ulët gripi, kur kanë temperatura të larta mos të neglizhojmë por të konsultohen me mjekët e familjes”, tha Bino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura