Drejtoresha e DAP nxjerr shifrat: 1082 vende të lira në administratën publike

Apr 19, 2018 | 19:53
SHPËRNDAJE

Departamenti i Administratës Publike do të pranojë në shërbimin civil rreth 1082 nëpunës të rinj, kjo për shkak të vakancave të krijuara. Në raportin vjetor të depozituar në Kuvend për vitin 2017, DAP thekson se numri më i lartë i pozicioneve vakante janë në kategorinë ekzekutive, ku do të zhvillohen konkurset për të pranuar rreth 675 punonjës të rinj, shkruan “Panorama”.

Drejtoresha e Departamentit te Administrates Publike, Albana Kociu, duke folur gjate nje konference me teme "Mbeshtetje per Reformen e Sherbimit Civil ne Shiperi"./r/n/r/nDirector of the Department of Public Administration, Albana Kociu, speaks during a conference entitled "Support to Civil Service Reform in Albania".
Drejtoresha e Departamentit te Administrates Publike, Albana Kociu

Ndërkohë që vakancat janë evidentuar edhe për kategorinë e ulët drejtuese ku do të hapet gara për 312 pozicione pune, ashtu dhe për kategorinë e mesme drejtuese, 85 pozicione të lira. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, drejtoresha e përgjithshme e DAP, Albana Koçiu, ka deklaruar se vendet e lira në administratë janë shkaktuar për shkak të lëvizjeve paralele midis institucioneve, rritjeve në detyrë brenda drejtorisë si dhe dorëheqjet.

“Administrata është shumë e lëvizshme për shkak të dorëheqjeve, lëvizjeve, daljeve në pension, por ndërkohë është e lëvizshme edhe për shkak të dy procedurave. Ajo e zhvillimit të karrierës brenda shërbimit civil dhe ngritja në detyrë. Të dy këto procedura krijojnë vende vakante, pasi një nëpunës që lëviz nga një institucion në një tjetër lë një vend vakant.

Por që trendi i vakancave shkon rreth 1100 vende”, është shprehur Koçiu. Para deputetëve, drejtoresha e DAP dha dhe një statistikë për konkurset e hapura në tri vite dhe ku rezulton se nga 1419 procedura rekrutimi, 452 kanë mbetur pa fitues. “Kam një statistikë, gjatë këtyre tri viteve, 2015- 2016-2017, kemi zhvilluar gjithsej 1419 procedura rekrutimi. Dhe për këto procedura 32% e detyrave ose 452 janë mbyllur pa fitues.

dap

Ende sot sfida më e madhe mbetet adresimi i faktit si ne do bëjmë të mundur që të rekrutojmë në administratë ata që janë më të mirët. Unë po e them nga ana ime që është më mirë një vend, vakant se një vend i plotësuar me një nëpunës që performon dobët dhe do duhet ta lirosh nga detyra e të fillosh procedurë të re”, ka thënë Koçiu.

PROBLEMATIKA

Në raportin e DAP për vitin 2017 trajtohet dhe problematika e hasur në procesin elektoral dhe veçanërisht gjatë kohës ku në qeveri u emëruan dhe ministrat teknikë të PD-së. Ngritja e TaskForcës e drejtuar nga ish-zëvendëskryeministrja, sipas drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike, ka shkaktuar një sërë problemesh me shërbimin civil.

“Qëllimi i këtij vendimi dhe krijimi i Task-Forcës, në përbërje të së cilës kishte edhe përfaqësues të qeverisë, përfshirë ministrat teknikë dhe zëvendëskryeministren teknike, ishte monitorimi dhe parandalimi i përdorimit të burimeve njerë- zore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore gjatë periudhës së fushatës elektorale. Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe pati një sërë vështirësish dhe problematikash në menaxhimin e shërbimit civil, që u reflektuan në tejkalim të kompetencave nga ana e ministrave teknikë, duke ndërhyrë në menaxhimin e shërbimit civil përmes lëshimit të urdhrave për pezullimin e sekretarëve të përgjithshëm dhe drejtorëve të përgjithshëm, çka vjen ndesh me legjislacionin e shërbimit civil”, thuhet në raportin e DAP.

Për këtë arsye, DAP ka pezulluar shpalljen e vendeve vakante deri në riformatimin e kabinetit qeveritar. “Në këto kushte, Departamenti i Administratës Publike pezulloi shpalljet e pozicioneve vakante, pezullim i cili zgjati edhe pas përfundimit të zgjedhjeve për arsye të riformatimit të kabinetit qeveritar dhe procesit të miratimit të strukturave dhe organikave të ministrive të reja. Theksojmë këtu se u pezulluan shpalljet e reja të pozicioneve vakante dhe jo procedurat e rekrutimit për vendet vakante që ishin shpallur më parë”, thekson raporti i DAP.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura