Drejtoresha e AKSHI: Numrat e telefonit s’kanë dalë nga shteti, skandali me rrogat është në proces hetimi

Dec 23, 2021 | 23:55
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj ka deklaruar se numrat e telefonit të cilët rrodhën ditën e sotme nuk kanë dalë nga institucionet shtetërore.

rrogat tani

Sa i përket të dhënave të listës së pagave të cilat sipas saj, zotërohen vetëm nga institucionet shtetërore, Karçanaj ka theksuar se kjo ngjarje është në proces hetimi.

Duke folur në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, drejtoresha e AKSHI-it pohoi se as lista e patronazhistëve nuk ka lidhje me këtë institucion.

 

Pjesë nga biseda:

Karçanaj: Lista e patronazhistëve nuk ka lidhje me AKSHI-n. E kanë hetuar autoritetet dhe nuk kanë asnjë lidhje me Akshin dhe as me e -albania.

Pyetje:  Në rastin e patronazhistëve ka persona që deklarojnë se numrin e tyre të telefonit e kanë lënë vetëm tek e- albania….

Karçanaj: Ti je në dijeni që numrin e telefonit ta kërkojnë kudo. Mua javën e kaluar më telefonoi një kompani që shet dyshek. Nuk besoj se e kanë marr tek e- Albania.

Pyetje: Mua më thonë qytetarë që jetojnë jashtë dhe kanë lënë numrin britanik, apo francez vetë, tek e -Albania…

Karçanaj: Mund ta kenë lënë numrin kudo në shtet, por jo tek e – Albania.

Pyetje: Nuk dua të akuzoj as AKSHI, as e- Albania.

Karçanaj: E -Albania nuk mban të dhëna. E- Albania bën të mundur që ti të aplikosh për të gjitha shërbimet shtetërore që merren ne serverat e institucioneve përkatëse. E -Albania bën të mundur që përgjigja nga sistemi të jetë elektronike.

Pyetje: Atëherë po ua bëj pyetjen ndryshe. Meqë këto janë të dhënat që i disponon vetëm shteti, a keni ju një ide si gardiane e të dhënave si kanë dalë?

Karçanaj: Numrat e telefonit nuk kanë dalë nga shteti, të dhënat aktuale janë në proces hetimi.gjithçka kundër teje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura