Drejtonte “Skodën” i dehur dhe përplas një makinë, arrestohet 43-vjeçari. Në pranga edhe burri që shkaktoi aksidentin me një viktimë

Sep 21, 2020 | 15:19
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një dy persona, ndërsa ka proceduar penalisht një tjetër.

FOTO ILUSTRUESE
FOTO ILUSTRUESE

Referuar njoftimit të policisë bëhet e ditur se ndër të arrestuarit është edhe autori i aksidentit me një viktimë që ndodhi ditën e djeshme.

“G. M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 20.09.2020, në rrugën “Martin Camaj”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale Xh. M., 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”.

Ndërsa i arrestuari tjetër është një 43-vjeçar, i cili duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur është përplasur me një tjetër mjet, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

“R. T., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale”.

Kurse i proceduari është “Gjithashtu u referuan materialet për shtetasin E. T., për veprën penale “Kallëzim i rremë”, pasi ka dhënë deklaratë të rreme në lidhje me drejtimin e mjetit duke u shprehur se ka qenë ai drejtuesi i mjetit tip “Skoda””.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura