Drejtonte automjetin në gjendje të dehur/ Arrestohet 32-vjeçari që përplasi për vdekje vajzën e mitur dhe plagosi një grua, policia jep detaje

Apr 19, 2021 | 12:01
SHPËRNDAJE

Një 32 vjeçar me inicialet N.SH është arrestuar nga policia sot,  pasi një ditë më parë ka përplasur për vdekje një vajzë të mitur në Bulqizë, ndërsa ka mbetur e plagosur edhe një 57-vjeçare.

policia

Sipas policisë këtë të hënë “u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.SH., 32 vjeç, pasi me datë 18.04.2021, në hyrje të qytetit të Ri – Bulqizë, duke drejtuar automjetin “Benz”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetase të mitur”.

Nga aksidenti i ndodhur të dielën, si pasojë një e mitur humbi jetën, ndërkohë që “ndodhet në spital për ndihmë mjekësore shtetasja Sh.Sh., 57 vjeçe”- njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura