Drejtësia/ Sinjal nga LSI, deputeti Spahiu: S’e votoj vetingun, shkel sovranitetin

Jun 26, 2016 | 8:46
SHPËRNDAJE

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka deklaruar se nuk është i gatshëm të votojë ndarjen e sovranitetit me të huajt kur bëhet fjalë për Reformën në Drejtësi.

Deputeti i LSI Perparim Spahiu, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar projektvendimi per proceduren paraprake per perzgjedhjen e Inspektorit te Pergjithshem te Bankes se Shqiperise/r/n/r/nLawmaker Perparim Spahiu, speaks during a parliamentary session.
Deputeti i LSI Perparim Spahiu

Përmes një reagimi në Tëitter, Spahiu ka shprehur dakordësinë e tij për ndarje të sovranitetit me të huajt, kur bëhet fjalë për institucionin e vetingut.

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO-n, me KE-në, shpresoj dhe me BE-në. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit! Çfarë përfaqësojnë këta?”, shkruan Spahiu.

Për këtë çështje, opozita ka qenë e unifikuar në qëndrimin e saj, kur ka kërkuar që procesin e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ta kryejnë vetë ekspertët shqiptarë dhe jo nën monitorimin e ndërkombëtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura